Debati për Reformën Territoriale: Decentralizimi dhe dixhitalizimi, sfida kryesore

Politikë

Debati për Reformën Territoriale: Decentralizimi dhe dixhitalizimi,

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale avancoi punimet me serinë e dëgjesave publike, ku mbledhjen e parë e hapi ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Ai theksoi rëndësinë e decentralizimit të pushtetit lokal dhe nevojën për dixhitalizimin e shërbimeve, duke u shprehur se këto hapa janë vendimtarë për rritjen e efikasitetit dhe transparencës ndaj qytetarëve.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes palëve, ndërsa opozita ngriti pikëpyetje mbi drejtimin dhe efektivitetin e reformës së re.

“Nëse modeli ka dështuar në të ardhura, në investime dhe në përfaqësim, atëherë problemi nuk është zbatimi – është vetë modeli”, tha Tabaku, duke theksuar nevojën për rishikim të strukturës së reformës.

Nga ana e tij, ministri Demo vuri në dukje se një sfidë kryesore mbetet rekrutimi dhe mbajtja e personelit të kualifikuar në bashkitë, sidomos në ato më të thella, ku mungesa e stafit po pengon ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe trajnime për stafin lokal, si elementë kyç për të siguruar funksionimin e plotë të reformës.

ME TE LEXUARAT