SPAK mbyll hetimet për Ervis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Ervis Berberin, ja akuza që rëndon mbi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën Ervis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). 

Sipas informacioneve, Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste. 

Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta. Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion