Zgjedhjet lokale 2027, nisin konsultimet, Balla kërkon nga Begaj çdo datë përveç 2 majit, ka një arsye

Politikë

Zgjedhjet lokale 2027, nisin konsultimet, Balla kërkon nga Begaj çdo
Presidenti Bajram Begaj nisi sot takimet konsultative me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhme lokale.

Serinë e takimeve e nisi ke kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Burime nga presidenca thanë se Taulant Balla i ka thënë kreut te shtetit se “PS është e gatshme për çdo datë përveç 2 Majit”. 
 
Mos mbajtja e zgjedhje me 2 Maj siç kërkuan socialistët lidhet me Pashkët Ortodokse që i bien në këtë datë.

Disa ditë të parë kreu grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se  ftesa e presidentit është si një “teatër politik”, duke theksuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi e më pas me partitë e tjera.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027.

Afati i fundit për shpalljen e datës nga presidenti Bajram Begaj është 6 nëntori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion