Soros ironizon Trump pas humbjes së zgjedhjeve: Fitorja më e madhe që kam parë, bota ndryshoi dje!

Bota

Soros ironizon Trump pas humbjes së zgjedhjeve: Fitorja më e madhe

Alexandër Soros, djali i filantropit George Soros dhe një nga financuesit e mbështetësit më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në SHBA, ka bërë një reagim entuziast për fitoren që korrën të majtët në zgjedhjet e mesmandatit.

"Bota ndryshoi dje. Kjo nuk ishte thjesht një palë zgjedhje të ndërmjetme apo një "valë blu". Ishte diçka që ky vend nuk e ka parë kurrë më parë.

Brenda një nate, Amerika ndryshoi për brezat që do të vijnë. Fitorja më e madhe që kam parë ndonjëherë", shkruan Alexander Soros, djali i manjatit dhe filantropit George Soros.

Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2026, George dhe Alex Soros ishin ndër financuesit më të mëdhenj të krahut demokrat, duke derdhur mbi 103 milionë dollarë për të ndihmuar kandidatët demokratë të fitonin kontrollin e Kongresit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion