Google çaktivizon AI-në si parazgjedhje për nxënësit, shkollat do të vendosin nëse do ta aktivizojnë

Teknologji

Google çaktivizon AI-në si parazgjedhje për nxënësit,

Gjiganti amerikan teknologjik, Google, ka vendosur të çaktivizojë automatikisht mjetet e inteligjencës artificiale për nxënësit e shkollave. Shkollat do të kenë të drejtën të vendosin nëse duan ose jo ta aktivizojnë AI në një kohë ku ky vendim vjen pas kritikave për përdorimin e teknologjisë në arsim. 

Google ka njoftuar se mjetet e inteligjencës artificiale, përfshirë Gemini dhe funksionet e tij në platformën Google Classroom, do të jenë të çaktivizuara si parazgjedhje për llogaritë e nxënësve të arsimit parauniversitar.

Vendimi do të zbatohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në të gjithë botën, megjithëse kompania nuk ka përcaktuar ende një datë. Ndërkohë të gjitha shkollat që zgjedhin të ndalojnë inteligjencën artificiale nuk do të mund t’u ofrojnë nxënësve as motorin e kërkimit Google Search përmes llogarive shkollore, pasi funksionet e AI janë integruar në të. Kjo ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e ka akuzuar Google se po përdor pozitën dominuese në treg për të imponuar inteligjencën artificiale në shkollat publike. Sipas tij, asnjë kompani nuk duhet të ketë fuqinë të diktojë mënyrën se si edukohen fëmijët. Debati është përshkallëzuar edhe në Kongresin amerikan, ku dy senatorë kanë kërkuar shpjegime nga kompania për aktivizimin automatik të funksioneve të inteligjencës artificiale në pajisjet shkollore.

Më shumë se 150 milionë nxënës në mbarë botën përdorin platformën Google Classroom. Google i ka mbrojtur ndryshimet, duke argumentuar se synimi është t’u japë shkollave më shumë kontroll mbi teknologjinë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion