KLP përcakton datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm, ja kur largohet nga detyra
Lajmifundit
/
5 November 2026, 17:22
Aktualitet

Pas një mbledhjeje disaorëshe, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka përcaktuar datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës, aktualisht në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Në përfundim të diskutimeve, KLP ka vendosur se mandati i Çelës përfundon më 5 dhjetor.
Çela është në krye të Prokurorisë së Përgjithshme prej vitit 2019, ndërsa me përcaktimin e kësaj date merr fund edhe mandati i tij 7-vjeçar në këtë institucion.


