Përshkallëzohet greva në Francë, pritet t’i bashkohen edhe punonjësit e sektorit privat

Bota

Përshkallëzohet greva në Francë, pritet t’i bashkohen

Vijon e tensionuar situata në Francë gjatë protestave të zhvilluara në disa qytete të vendit.

Në Lion, forcat e policisë së trazirave kanë ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa në Nantë janë raportuar përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Lëvizja protestuese është shtrirë në shkallë kombëtare. Sipas të dhënave, rreth 270 mijë persona kanë marrë pjesë në afro 200 tubime të organizuara gjatë javëve të fundit, pa përfshirë aktivitetet protestuese në Paris.

Organizimi i grevës është marrë përsipër nga L’intersyndicale, një strukturë që bashkon sindikatat kryesore franceze.

Aksioni pritet të ndikojë në disa sektorë jetikë, si arsimi, shëndetësia, transporti publik dhe shërbimet e tjera, ndërsa një numër institucionesh parashikohet të pezullojnë aktivitetin.

Përveç punonjësve të administratës dhe sektorit publik, pjesë e mobilizimit pritet të bëhen edhe punonjës nga kompani të ndryshme private, duke zgjeruar më tej përmasat e grevës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion