Viçi me dy koka dhe katër sy, publikohen pamjet e rralla të shkrepura në Maqedoni

Kishit parë ndonjëherë një gjallesë me dy koka dhe katër sy? Në Maqedoninë e Veriut, lopa në fshatin Lazec solli në jetë viçin me një mutacion të rrallë gjenetik, që kishte dy koka dhe katër sy.
Lajmi u përhap me shpejtësi online nga fermeri Vasko Petrovski, ndërsa tregon se viçi, sipas ekzaminimit të vetërinerëve, është plotësisht funksionale.
“Herët në mëngjes lopa solli në jetë një viç të jashtëzakonshëm, me dy koka. Menjëherë thirrëm veterinerin dhe kur erdhi tha se ishte një fenomen natyror”, tha fermeri Vasko Petrovski.
Viçi ka dy kafka të ngjitura, katër sy, dy gojë dhe një palë veshë. Kur njëra gojë ushqehet me qumësht, tjetra kopjon lëvizjet në mënyrë simultane. Veterinerët theksojnë se ka shumë pak gjasa që viçi të jetojë për një kohë të gjatë. Rastet me deformime të tilla në strukturën e kokës, një gjendje e cila quhet policefali, janë shumë të rralla


