Izrael i ofron terapi seksi falas ushtarëve të plagosur, terapistja shpjegon procesin

Si asnjëherë më parë, qeveria izraelite i ofron ushtarëve të plagosur terapi seksi falas. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për një shtrat për klientët e saj dhe diagrame biologjike të organeve gjenitale mashkullore dhe femërore, të cilat ajo i përdor për shpjegim.
Aty partnerët zëvendësues të paguar ndihmojnë të mësojnë klientët si të kenë marrëdhënie intime dhe në fund, si të bëjnë seks. “Nuk duket si hotel, më shumë duket si shtëpi, si apartament. Terapia seksuale është, në shumë mënyra, terapi çifti dhe nëse dikush nuk ka një partner, atëherë ju nuk mund ta përfundoni procesin.Surrogatët janë aty për të modeluar rolin e partnerit në një çift.
Njerëzit duhet të ndiejnë se mund të kënaqin dikë tjetër dhe se mund të marrin kënaqësi nga dikush tjetër. Njerëzit po vijnë për terapi. Ata nuk po vijnë për qejf. Nuk ka asgjë të ngjashme me prostitucionin. 85% e seancave kanë të bëjnë me intimitetin, prekjen, dhënien dhe marrjen, komunikimin, ka të bëjë me të mësuarit si lidhesh me njerëzit e tjerë. Deri në kohën që ke një marrëdhënie seksuale, ky është fundi i procesit”, thotë Aloni, terapistja e seksit.


