Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

Soft

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

Dashuria e madhe dhe vdekjeprurëse e amerikanëve me armët sa vjen e forcohet.

Edhe pse shifrat zyrtare tregojnë se viti i kaluar shkaktoi rekord viktimash, amerikanët po blejnë gjithmonë e më shumë armë zjarri.

Madje, këtë javë, ligjvënësit e Teksasit kanë votuar që njerëzit të lejohen të mbajnë armë pa leje, t’i blejnë armët pa u kontrolluar fare nëse kanë precedent penal apo edhe pa qenë të trajnuar më parë.

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend në botë që ka më shumë armë sesa njerëz: me një mesatare prej 12 armësh për çdo 10 persona. E thënë ndryshe, 390 milionë armë për 331 milionë njerëz. Në këto shifra nuk përfshihen armët e paregjistruara.

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

Por, interesant është fakti se treçereku i amerikanëve nuk zotërojnë armë, por çereku i popullsisë ka në shtëpi një arsenal, që e rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mesataren.

50 prej tyre janë prezantuar në një libër me titull “The Ameriguns”, ku fotografi Gabriele Galimberti u ka kërkuar që të pozojnë bashkë me armët e tyre./a2news

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion