Rritet numri i infektimeve në Greqi, regjistrohen dhjetra viktima gjatë 24 orëve
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 17:48
Bota

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar shifrat e COVID-19 atje për 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i infektimeve është 1.585 persona, ndërsa fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 40 qytetarë.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i rasteve pozitive është 398,898 persona, ndërsa janë regjistruar 11.995.Në të gjitha spitalet e vendit janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensive 617 qytetarë.


