I futi në kurth/ Çmendet 20 vjeçari shqiptar, bën për spital policët austriakë

Bota

I futi në kurth/ Çmendet 20 vjeçari shqiptar, bën

Një 20-vjeçar shqiptar, rreth orës 00:20 të pas mesnatës, në Brigittenau në Vjenë, ka joshur me një pretekst të rremë policët të dalin nga ndërtesa e tyre, shkruan heute.at.

Ai u kishte thënë atyre se kishte gjetur një çantë dhe policia duhej ta ndiqte atë për të parë se për çfarë bëhej fjalë.



Kur polici i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushta pa paralajmërim.

Tre policë të tjerë janë sulmuar dhe kanë marrë plagë nga 20-vjeçari i tërbuar.

Vetëm pasi policët përdorën spraj arritën ta mundin sulmuesin dhe ta arrestonin.

Tre prej policëve kanë pësuar lëndime aq të rënda sa që u është dashur të hiqnin dorë nga detyra – raporton gazeta “Heute”.

Siç ka zbuluar ndërkohë gazeta në fjalë, i dyshuari me sa duket nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës, transmeton albinfo.at.

20-vjeçari shqiptar, i lindur në Austri, ka vazhduar të heshtë lidhur me motivin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion