Si në filmat aksion, i riu bllokon hajdutët në ashensor derisa mbërrin policia!

Soft

Si në filmat aksion, i riu bllokon hajdutët në ashensor derisa

I frymëzuar nga skenat e filmave aksion, qiramarrësi i një pallati në Larisa të Greqisë arriti të fuste në kurth hajdutët që tentuan të vidhnin një banesë.

I riu u tregua gjakftohtë dhe guximtar, kur kuptoi se hajdutët kishin hyrë në një banesë, ku pronarët e saj nuk ndodheshin aty.

GazetA “Eleftheria” shkruan se qiramarrësi që kishte vënë re lëvizje të dyshimta ditët e mëparshme ka dëgjuar një zhurmë në orët e para të së hënës në katin e 6-të. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ai kuptoi se bëhej fjalë për hajdutë, pasi familjarët e asaj banesë nuk ndodheshin aty.

Ai zbriti në bodrumin e pallatit ku ndërpreu furnizimin me energji elektrike të ashensorit. Tre hajdutë mbetën të bllokuar brenda ashensorit. Më pas ai u ngjit në katin e 2-të dhe aty dëgjoi hajdutët e bllokuar duke folur brenda ashensorit.

Në hyrje të pallatit ka pasur bashkëpunëtorë, të cilët kur kanë dëgjuar zëra janë larguar. Qiramarrësi lajmëroi policinë, ku sipas hetimeve të kryera u zbulua se autorët kishin hyrë në pallat nga çatia.

Në prani të punonjësve të tjerë të policisë në orën 5:45 të mëngjesit, qiramarrësi ka vënë sërish në funksion ashensorin, ku tre autorët kanë zbritur në katin përdhes dhe janë vënë menjëherë në pranga.

Siç thuhet në një njoftim e policisë tre autorët, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës, tentuan të arratiseshin, dy prej tyre i larguan me duar policët, ndërsa i treti tentoi t’i godiste me një gërshërë. Në zoterim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar mjete për vjedhje, si dhe sende për të fshehur karakteristikat e tyre prerëse, kollare, doreza etj.

ME TE LEXUARAT