Bllokohet rruga, në Elbasan "do ndodhë" përsëritja e skenës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Në qytetin e Elbasani po rindërtohet per qellime gjyqesore, skena e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur ne fushate elektolale më 21 prill 2021.
Policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme ka rrethuar me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojne vendin ku ekspertët po rindërtojnë skenën e krimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Arjan Hako, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertët e pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.
Apeli vendosi që të kryhet eksperimenti hetimor, pas kërkesës së Paplekaj për rikualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Ai u dënua me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës.
Për vrasjen e Xhuvanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.
Dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.


