Përzierje pikante ose kanellë, ja si mund ta zhdukni alergjinë sezonale në mënyrë natyrale

Pranvera dhe lulet erdhën, bashkë me to edhe alergjia që është një sëmundje që të shkakton shumë probleme. Me rekomandimin e mjekut, janë një sërë prodkutesh popullore që ju vijnë në ndihmë.
Kur bëhet fjalë për të shëruar sinuset tuaja plotësisht, një përzierje e ushqimeve pikante ose bimëve mund të funksionoj. Ushqime si spec djegës dhe hudhër përmbajnë përbërje të ndryshme që krijojnë një ndjesi të nxehtë që zvogëlon inflamacionin dhe çliron mukozën e bllokuar. Ndërsa kjo mund të bëjë që hunda juaj të rrjedhë në fillim, kjo është për shkak se trupi juaj po dëbon atë tepricë të mukozës që po i pengon.
Një tjetër mundësi, janë barishtet si shafran i Indisë, rrënjë xhenxhefili, kanellë dhe lëvozhgat e thata të agrumeve mund të kenë efekte të ngjashme të kullimit të sinusit.
Nga ana tjetër, ekspertët e shëndetit thonë që të keni kujdes veçanërisht me frutat e freskëta, ato mund të përmbajnë më shumë polen dhe përkeqësojnë simptomat. Produktet e qumështit janë një jo e madhe pasi ato kanë përbërje që ngjiten në mukozë .


