Kuq e zi edhe një sezon tjetër, Ibrahimoviç: Milani është shtëpia ime

Sport

Kuq e zi edhe një sezon tjetër, Ibrahimoviç: Milani

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka firmosur edhe një sezon tjetër tek Milani, duke realizuar ëndrrën e shumë tifozëve kuq e zi. Në fakt, kjo marrëveshje ishte përfolur prej kohësh, ndërsa një natë më parë kjo u zyrtarizua me letra.

Me 7 milionë euro në sezon, 39-vjeçari shprehet se Milani është shtëpia e tij.

 “Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime. Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja”, tha suedezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion