Nëse përgjigjeni “JO” në këto tre pyetje, mund të jeni në marrëdhënien e gabuar! Ja çfarë thotë psikologu

Shpesh ndodh që ne të dimë se çfarë duam nga një marrëdhënie, por të mos kuptojmë nëse po e marrim atë nga personi që kemi pranë. Ndjenjat ngatërrohen me zakonet, besnikëria me justifikimet, ndërsa pakënaqësia shpesh ngatërrohet me fajin. Psikologu Mark Travers thotë se tre pyetje themelore mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse marrëdhënia juaj po ju përmbush realisht ose nëse po vazhdoni në një rrugë të gabuar.
1. A ndiheni të vlerësuar?
Është thelbësore të ndiheni që partneri ju sheh dhe ju vlerëson për atë që jeni dhe bëni çdo ditë. Një falënderim i rastit nuk mjafton nëse nuk mbështetet në vëmendje dhe veprime reale. Nëse po jepni shumë për marrëdhënien, por rrallë merrni njohje ose falënderim, kjo është një shenjë alarmante. Një ndjenjë e vazhdueshme se jeni lënë pas dore mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj dhe të tregojë që nuk jeni prioritet për partnerin.
2. A merr partneri parasysh ndikimin e vendimeve të tij tek ju?
Vendimet e mëdha, si ndryshimi i punës apo zhvendosja, duhet të merren së bashku, por edhe zgjedhjet e vogla të përditshme tregojnë shumë. Nëse partneri merr vendime vetëm për interesat e tij, pa pyetur se si ndiheni ju, ose anashkalon takimet dhe nevojat tuaja, kjo tregon mungesë respekti dhe bashkëpunimi. Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në komunikim të qetë dhe respekt reciprok, jo në veprime impulsive apo vetëshërbim.
3. A do të ishit i lumtur nëse marrëdhënia nuk do të ndryshonte kurrë?
Nëse imagjinoni që marrëdhënia do të mbetet gjithmonë e njëjtë, pa përmirësime apo riparime, a do të mund ta pranoni këtë? Nëse përgjigjja është jo, kjo është një sinjal i qartë që diçka e rëndësishme mungon. Marrëdhëniet ndryshojnë dhe përparojnë, por nëse përsëritja e problemeve dhe mungesa e përpjekjeve për ndryshim bëhet barrë, kjo tregon se po mbani diçka që nuk ju shërben.
Travers përfundon se nëse ndiheni tërhequr në marrëdhënie që nuk ju mbështet apo vlerëson realisht, në fakt mund të jeni duke kaluar një rrugë të vetmuar brenda çiftit – dhe kjo nuk është ajo që meritoni.


