I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Aktualitet

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore të qarkut të Korçës ku e po merret në pyetje nga grupi i hetimit lidhur me ngjarjen e rëndë.

Polici i Shqiponjave Enea Mekolli humbi jetën dhe efektivi Edison Adri mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me armë me Violand Braçellarin.

Autori i ngjarjes, Braçellari ishte person me precedentë kriminalë, i shpallur në kërkim prej disa vitesh për lëndë nërkotike.

Ai jetonte në një stan në pyll ku bënte stërvitje dhe qitje dhe si ish ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.

Efektivi Adri pas ngjarjes i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm duke sjell edhe stabilizim të gjendjes shëndetësore. I plagosuri po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha të Traumës.

Braçellari, sipas burimeve nga Trauma ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa do vijon të qëndroj nën kujdesin mjekësor.

ME TE LEXUARAT