Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut, gjobaxhi, bëre protestë dhe nuk mblodhe as 30 vetë

Politikë

Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut, gjobaxhi, bëre

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk i kanë kursyer përplasjet në Kuvend. Shehaj akuzon se qeveria është bërë bashkë me Berishën për çështjen e Zvërnecit dhe po bëjnë teatër.

Replika e Ballës ishte se Shehaj nuk mbledh dot as 30 vetë me partinë e tij dhe se ai nuk është askushi që të përfaqësojë qytetarët protestues në Kuvend.

Shehaj: Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në shesh. Ju jeni bashkë me oligarkët natën dhe ditën vini këtu dhe bëni teatrin. Teatrin tuaj nuk e beson më njeri, ju ka dalë boja. Nuk e bëni dot pazarin me ata. Tani jeni bashkë me Saliun, jeni në një mendje. E tentuan teatrin me Saliun sot, por nuk ju ngjit më. Si do ja bëni pa gogolin tani Taulant? Ju duhet një tjetër dhe keni gjetur grekët, rusët e kështu me radhë. Ka mbaruar Taulant, ju duhet zgjidhje, qytetarët e kanë kuptuar që vidhen.

Balla: “Po jam shumë i sigurt se ti, kur e ke provuar, ti nuk ke mbetur 30 veta. Thirre ti një protestë dhe po i mblodhe ti vetë 30 veta! Vjen këtu ti na flet në emër të protestuesve. Tani, se ta marrim vesh kush është pronari i protestës, del ti të thuash: “Unë jam pronari i protestës”. Del Tik Llapa, thotë: “Jam unë pronari i protestës”. Del Arlind SyMadhi, thotë: “Jam unë pronari i protestës”. Tani ta marrim vesh kush është? Protesta është e njerëzve. Aty ka plot djem e vajza të cilët disa protestojnë për pelikanët, shumë e drejtë. Disa protestojnë për çështje tjetër, shumë e drejtë. Ti çfarë dreqin ke? Ti je një hajdut. Ti je një hajdut. Ti je një gjobaxhi që i vihesh bizneseve nga mbrapa dhe i thua bizneseve: “Nuk ta përmend emrin, po më bjer kaq lekë”. I thua televizioneve, i thua ti, ti, ti gjobaxhi, gjobaxhi. I thua televizioneve: “Pse nuk më nxirrni mua në televizor?”. Ti je gjobaxhi. Kaq kam me ty unë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion