Dhoma e Avokatisë kundër kodit të ri Penal: Dënime më të rrepta se në kohën e komunizmit

Kodi i ri Penal po përballet me kundërshti serioze nga komuniteti ligjor në Shqipëri. Pas kritikave të ashpra të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili e cilësoi draftin si një rrezik për sistemin e drejtësisë, sot reagoi edhe Dhoma e Avokatisë.
Kryetari i saj, Maks Haxhia, në një konferencë për media, theksoi se kodi i ri përmban më shumë dënime se gjatë periudhës së komunizmit, duke shkelur thelbin e parimeve që duhet të udhëheqin profesionin e avokatit. Haxhia u shpreh se ky draft ka “një mal me probleme”, mungon një komunikim i qartë për nevojën e tij dhe ndryshimet e shumta (23 herë deri tani) e bëjnë atë inkuizitor dhe të papranueshëm për standardet evropiane.
Ai denoncoi praninë e nenesh diskriminuese dhe theksoi se kodi i ri do të përdoret si mjet i fundit i kontestimit në Gjykatën Kushtetuese. Ky reagim tregon shqetësimet serioze që lidhen me drejtësinë penale dhe mund të sinjalizojë një betejë të gjatë mes institucioneve ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe parimet bazë në sistemin gjyqësor.


