"Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë", gruaja që kaloi pandeminë e vetme në Arktik

Soft

"Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë",
Për shumicën nga ne, pandemia bëri që të futeshim në vetmi të detyruar. Por për disa të tjerë, ishte një mundësi për ta kërkuar vetminë. Vendi më i mirë për ta bërë këtë është padyshim Rrethi Arktik. Valentina Miozzo shkoi edhe një hap më tej, duke u shpërngulur në “majën” e Norvegjisë, ku për dy muaj nuk pa rreze dielli me sy.

“Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë”, thotë ajo për CNN. Miozzo, e cila vjen nga Emilia Romanja në Itali, pati probleme për t’u pështatur me realitetin e ri. Ajo punon si guidë turistike dhe aktiviteti i saj u mbyll. “Gjithçka e imja ishte e përqendruar te turizmi, isha gjithë kohës rrugëve, gjithmonë larg shtëpisë për 6 muaj në vit”.

"Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë",

Ajo u nis për në Arktik në shtator, për të mirëmbajtur një shtëpi udhëtarësh. “Isha e frikësuar, por e pashë si një mundësi të bukur për të vizituar vende që ndoshta nuk do t’i shihja kurrë”, tregon ajo. Një muaj pasi pranoi, ajo u gjend në Kongsfjord, rreth 3800 kilometra larg nga Modena.

Diferencat nuk mund të ishin më të madha. Modena është një qytet me 185 mijë banorë, ndërsa në Kongsfjord banonin vetëm 28 persona.

"Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë",

“Supermarketi më i afërt është 40 kilometra larg, ndërsa spitali më i afërt, 321 kilometra larg. Në dimër era fryn me shpejtësi 120 km/h dhe kudo ka vetëm akull”, tregn Miozzo. “Por e dija që më prisnin kushte ekstreme dhe isha përgatitur. Pak kohë pas mbërritjes sime erdhën edhe netët polare, vetëm errësirë për 24 orë në ditë. Ishte një përvojë e pabesueshme dhe tani e kam të vështirë të jetoj në dritë…”.

"Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë",

Sepse nga mesi i majit deri në mes të korrikut, në Kongsfjord ka vetëm diell 24 orë në ditë. “Për dy muaj nuk ka perëndim dhe trupi nuk e pranon që është koha për gjumë kur preket nga rrezet e diellit, kështu që është e vështirë për të fjetur”.

ME TE LEXUARAT