Giorgio Armani stilon veshjen e Kombëtares italiane të futbollit

Sport

Giorgio Armani stilon veshjen e Kombëtares italiane të futbollit

Stilisti i njohur italian Giorgio Armani ka realizuar veshjen formale të Kombëtares Italiane të futbollit në Kampionatin Europian UEFA 2020 që ka nisur më 11 qershor e do të mbyllet më 11 korrik 2021.

"Një veshje elegante, sportive, spontane e me shpirt autentik" e ka komentuar stilisti italian zgjedhjen e tij e cila është frymëzuar dhe është një homazh ndaj një figure ikonë e futbollit italian, trajnerit Enzo Bearzot.

Enzo Bearzot ka drejtuar kombëtaren italiane në Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 1982, ku të kaltrit fituan dhe Kupën e Botës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhaketa në ngjyrë të kaltër në të bardhë, me jakë në model korean e material pambuk i lehtë pak i rrudhosur, me pantallona të errëta është një thirrje ndaj një stili të elegancës autentike italiane, të cilave i bashkëngjiten detajet e linjat esenciale tipike të Armanit.

"Jam i kënaqur që vesh kombëtaren italiane në këtë moment të rinisjes e në një kampionat kaq të rëndësishëm," është shprehur stilisti Armani.
"Punova duke imagjinuar një kostum të lehtë por plot dinjitet, siç është dhe shpirti i italianëve në këtë moment, dinjitoz e krenar."

Presidenti i Federatës Italiane të Gutbollit, Gabriele Gravina, shprehet mjaft i kënaqur për punën e stilistit italian.

 "Aramani ka mundur të përcjell tre karakteristikat thelbësore të kombëtares tonë, rininë, elegancën e këmbënguljen," thotë ai.

Stilisti Giorgio Armani ka nënshkruar në vitin 2019 një kontratë katër vjeçare me Federatën italiane të Futbollit e ka realizuar veshjet dhe për kombëtaren e femrave e kombëtaren U 21.

Giorgio Armani ka një lidhje prej shumë vitesh me botën e sportit e ka veshur klube të rëndësishme në nivele ndërkombëtare duke realizuar uniformat e tyre zyrtare.

Në fushata reklame të koleksioneve të tij shpesh ka zgjedhur emra sportistësh të njohur si Cristiano Ronaldo, David Beckham, Kakà, Luis Figo, Fabio Cannavaro, Andriy Shevchenko, Rafael Nadal, Federica Pellegrini e Filippo Magnini.

I apasionuar pas basketbollit, Giorgio Armani është dhe pronar i skuadrës milaneze të basketbollit Olimipa Milano.

Veshja formale e realizuar për Kombëtaren Italiane të Futbollit në UEFA 2020, nuk ka shpëtuar dhe ironia e tifozërisë në rrjetet sociale duke e komentuar se më shumë se sa sportistë, futbollistët ngjajnë me një shef kuzhine o një kamarier.

Por ajo çka e gjithë tifozëria e të kaltërve shpreson sot është që veshja e Armanit t'i sjelli fat në fitore Kombëtares.

ME TE LEXUARAT