Mos u kurseni, ja fjalitë që vazhdimisht duhet t’ia thoni fëmijës suaj

Të rritësh një fëmijë është gjëja më e bukur dhe më e vështirë njëkohësisht. Dashuria, paqja dhe butësia që ai të fal, njëkohësisht kërkon shumë vullnet dhe mendje të fortë, pasi edukimi dhe rritja me norma, do shumë punë
Të jesh një prindi i mirë, sigurisht do baza të një karakteri të fortë, me norma dhe të guxoni të kaloni shumë kohë me ata.
Ndërkohë, psikologët këshillojnë që disa fjalë fëmijët po ti dëgjojnë çdo ditë, do ndihen mirë, pasi, lumturia e tyre është kryesorja.
Nuk ka problem, provoje përsëri; kështu ju mësoni fëmijën që të mësojë nga gabimet
Unë të dua; Mos u lodhni ta thoni këtë frazë.
Më ka marrë malli për ty; Kështu ju i tregoni fëmijës se ka rëndësi dhe se qenia e tyre është gjëja më e rëndëisshme për ju.
Unë jam e lumtur që të kam ty: Kështu ia tregoni fëmijës se, edhe kur jeni të mërzitur dhe me nerva, sërish ai është gjëja më e shtrenjtë.
Unë besoj në ty dhe e di që mund ta bësh atë; Kështu fëmija juaj mëson të ketë besim në vetvete, besim tek ju dhe do përpiqet më shumë, pa pasur frikë se mund t’ia ktheni kurrizin
Jam krenar për ty; Kjo do e gëzojë pa masë duke i dhënë frymëzim për më shumë
Faleminderit; Edukata më e mirë që mund ti jepet fëmijës është që të bëjë si bëni ju, dhe jo si thoni ju.


