“S’më ke dhënë floririn”, çfarë ndodhi dy ditë para vrasjes së ish dhëndrit nga ish vjerri

Aktualitet

“S’më ke dhënë floririn”, çfarë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në vendin tonë ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Burime bëjnë me dije se 2 ditë para vrasjes autori dhe viktima ishin konfliktuar me njëri tjetrin, pasi ky i fundit i kishte nxjerrë rrobat nga shtëpia ish nuses së tij,

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje Mexhiti ka pretenduar se rrobat e së bijës mungonin, dhe mes tyre dhe disa bizhu floriri nuk ishin.

Në deklaratën e tij para grupit hetimor autori i kësaj ngjarje Mexhit Picari thekson se ka qenë vetëm në lokal kur ka ndodhu ngjarja, por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket se ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij dhe ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj.

Gjithashtu ai ka deklaruar se para ngjarjes Kudreti sapo ka hyrë në lokal e ka ofenduar atë dhe të bijën dhe në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë e më pas ka ikur me taksi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë prokuroria për Kudretin dhe vajzën e tij ka kërkuar arrest me burg, nesër në orën 9:15 jepet masa.

Bashkëshortja e autorit në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes ka theksuar se Kudreti e dhunonte dhe ka tentuar që ti vrasë bashkëshortin me kamion.

Ndërsa 32 vjeçarja ish bashkëshortja e viktimës, në deklaratën e saj para hetuesve ka thënë se Kudreti e dhunonte dhe shpesh herë e ka kërcënuar se do e vriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes vetëm 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj, prindër të tre fëmijëve të mitur. Ish vjehrri e ka vrarë me 5 plumba në mes të kafes ku ishin ku i plagosur ngeli dhe avokati i 40 vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion