Mbani shënim, ja çfarë duan meshkujt tek një femër

Soft

Mbani shënim, ja çfarë duan meshkujt tek një femër

Dashuria, përkushtimi, respekti dhe besimi janë pikat kyçe në një marrëdhënie, që duhet të ushqehen çdo ditë. Një lidhje e shëndetshme do shumë kujdes dhe aspak ngelizhencë, pasi flitet për një ndjenjë që mund të të shkatërrojë jetën.

Ekspertët kanë krijuar një artikull, dedikuar meshkujve, lidhur me kërkesat e tyre, se çfarë duan tek një femër.

Lista nis me vëmendjen. Ai shpesh kërkon ta dëgjosh me vëmendje ndërsa flet, duke anashkaluar shumë gjëra gjatë kohës që je me të. Do të “qajë” hallet me ty, të marrë mendimin tënd dhe fokusi të jetë tek ai.

Kalojmë tek vendosshmëria, që tregon se një femër ka një karakter të fortë. Duhet të jesh e vendosur për vendimet që merr, lidhur me të, po edhe për jetën, që në fund të fundit, ndikojnë tek lidhja që po krijon.

Pa ndershmëri, një marrëdhënie kurrë sdo jetë e lumtur dhe e shëndetshme. Gjithçka që nuk të pëlqen thuaje hapur dhe kërko nga ai të njëjtën gjë. Në këtë rast duhet edhe komunikimi. Tregoi për gjërat që nuk të bëjnë të ndihesh mirë, pa u ankuar dhe llastuar. Komuniko dhe kërko mbështetje në mendimet që ke.

Sigurisht në listë është dashuria. Pa dashuri nuk ka asgjë. Meshkujt duan një femër me të cilën ta ndajnë dashurinë, por edhe një femër e cila e tregon këtë, sidomos me vepra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion