Janë pikërisht këto veprimet që shkatërrojnë psikologjinë e fëmijës suaj

Soft

Janë pikërisht këto veprimet që shkatërrojnë

Të rrisësh nuk është aspak e lehtë dhe gabimet që bëhen janë të shumta. Psikologët japin shumë këshilla për këtë process. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.

Kur krahasoni fëmijët. Nëse njërin prej tyre, që ka më shumë arritje, ju e vlerësoni më shumë, prek fëmijën tjetër, që mjaftueshëm kritikonn veten që nuk është ashtu siç ju doni.

Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara. Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Ky është një lloj bullizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.”

Përdorimi i etiketimeve; Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij.

Të japësh shembuj të bullizmit; Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferior, dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh, sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

Favorizimi i një fëmije ndikon në discipline; Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet.

Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi nga të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale. 

ME TE LEXUARAT