Rëndohet bilanci, 23 të vdekur nga shembja e metrosë në Meksikë, mes tyre edhe fëmijë

Bota

Rëndohet bilanci, 23 të vdekur nga shembja e metrosë në

Shkon në 23 numri i të vdekurve në Meksiko City, pas shembjes së linjës së metrosë, gjatë ecjes së trenit., ndërsa 70 persona janë plagosur. Tragjedia ndodhi një natë më parë, ku sipas mediave vendase, treni ka rënë nga një lartësi prej pesë metrash.

Kryetarja e bashkisë së qytetit, Claudia Sheinbaum tha për mediat se në mesin e viktimave janë edhe fëmijë. Aksidenti ka ndodhur në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi.

ME TE LEXUARAT