Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 15 persona në policinë e Elbasanit, 18 gëzhoja në vendngjarje

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 15 persona në policinë e Elbasanit, 18

ELBASAN
15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-kreu i LSI në Elbasan ditën e djeshme.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme, dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 15 persona në policinë e Elbasanit, 18
Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen.

Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion