Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë 'porta' për mbretërinë e ...

Soft

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë

Arkeologët në Kinë zbuluan këtë vjeshtë një seri varresh në rrënojat e Wangzhuang në provincën Henan, duke përfshirë varrin M27, i cili besohet se i përkiste një mbreti parahistorik.

Madhësia e varrit, arkivolit dhe bollëku i objekteve të gjetura sugjerojnë se ky vend mund të ketë qenë kryeqyteti i një mbretërie të lashtë, e lidhur me kulturën Dawenkou të Neolitit, që ekzistonte nga 4000 p.e.s. deri në 2600 p.e.s.

Zhu Guanghua, profesor në Capital Normal University dhe udhëheqës i gërmimeve, tha për China Daily se: “Zbulimi i fundit tregon se rrënojat e Wangzhuang nuk janë një vendbanim i zakonshëm, por kryeqytet i një mbretërie parahistorike.”

Varri M27 është rreth 4.5 metra i gjatë dhe 3.6 metra i gjerë, duke e bërë një nga më të mëdhenjtë e kohës.

Arkivoli prej druri ka dy pjesë brenda dhe jashtë, me një sipërfaqe totale prej rreth 17 metra katror.

Brenda varrit u gjetën rreth 350 objekte funerale, përfshirë pothuajse 200 zbukurime, mjete kockash, mbetje kafshësh dhe 100 pjesë enësh qeramike. Prania e nofullave të derrave, kafsha më e shpeshtë në varr, tregon pasuri dhe status social.

Objektet e gjetura vijnë nga rajone të ndryshme të Kinës së lashtë dhe baseni i lumit Yangtze, duke dëshmuar shkëmbimet e para kulturore.

Li Zinwei, zv/drejtor i Institutit të Historisë së Lashtë në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, theksoi se ky vend ofron shembuj të rëndësishëm për studimin e bashkimit kulturor midis rajoneve parahistorike.

Disa objekte treguan rituale lokale, si dhëmbët e një dre të ujit dhe enët me gojë të vogël, duke reflektuar avancimet e Dawenkou në qeramikë dhe ndikimin e tyre në kulturën rituale të dinastive kineze.

Sipas Guanghua, varri tregon dëmtime që ndoshta ndodhën menjëherë pas ndërtimit, një akt i mundshëm sfidues nga rivalët: trupat e të zotit të varrit u hoqën pjesërisht, duke lënë vetëm kockat e gishtërinjve të këmbës, dhe disa objekte ceremoniale u thyen qëllimisht.

Përveç M27, arkeologët zbuluan gjithsej 45 varre të kulturës Dawenkou, ku qeramika, mjetet prej guri dhe objektet tregojnë ndarjen e punës dhe nivelin e prodhimit të kohës.

Rrallësia dhe pasuria e objekteve funerale lidhet me madhësinë e varreve, duke treguar se tashmë ekzistonte një hierarki sociale e qartë dhe stratifikim klasor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion