Skandali i dr'ogës në Turqi, tre personazhet e njohur kundërshtojnë akuzat

Tre emra të njohur të ekranit turk, aktoret Burcu Ozberk dhe Deniz Çakir si dhe këngëtari e aktori Ozcan Deniz, janë ndaluar nga autoritetet turke në kuadër të një hetimi për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, që përfshin disa personazhe të njohur të showbiz-it.
Pas marrjes në pyetje dhe paraqitjes para gjykatës, të tre janë liruar me masën e kontrollit gjyqësor dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Ndërkohë, deklaratat e tyre para prokurorisë tashmë janë bërë publike, ku të gjithë kanë mohuar akuzat.Burcu deklaroi se për shkak të angazhimeve të shumta në xhirime, jeta e saj përqendrohet kryesisht te puna dhe shtëpia, duke theksuar se nuk frekuenton ambiente ku konsumohet drogë dhe se nuk ka përdorur asnjëherë substanca narkotike.Ozcan
Ajo kërkoi gjithashtu që telefoni i saj të shqyrtohet sa më shpejt dhe t'i kthehet, pasi përmban materiale të rëndësishme për punën.
Edhe Deniz mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe se nuk njeh persona që merren me shitjen e tyre.
Ajo sqaroi se përdor vetëm disa medikamente me recetë mjekësore.
Ndërkaq, Ozcan u shpreh se prej rreth 35 vitesh punon si artist profesionist dhe se prej dy vitesh vuan nga probleme me zemrën, për të cilat përdor medikamente të përshkruara nga mjekët.
Burcu
Theksoi se nuk ka konsumuar kurrë drogë dhe nuk ka pasur lidhje me persona që merren me përdorimin apo shitjen e saj.
“Ndalimi im në këto rrethana më ka shqetësuar shumë. Jam i bindur se analizat e gjakut dhe flokëve do ta vërtetojnë këtë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, hetimet e autoriteteve turke vazhdojnë.
Deniz
Sipas raportimeve, 15 persona, përfshirë producentin dhe DJ-në Burak Yeter, vijojnë të jenë në ndalim policor, teksa për 10 persona të tjerë është lëshuar urdhër arrestimi.


