Si u përballën vikti'mat e videove intime të Hilës? Lubonja dhe Fara rikthehen në skenë, Matraku zgjedh të flasë

Pas më shumë se 10 ditë nga publikimi i disa videove intime, të xhiruara nga kompozitori Ardian Hila, me disa artiste të njohura të skenës, një pjesë e tyre kanë gjetur guximin për ta lënë pas krahëve këtë moment të pakëndshëm në jetën e tyre.
Aktorja Monika Lubonja, e cila pas publikimit të videove, vendosi që të denonconte në Polici Hilën, për xhirimin e videove pa dijeninë e saj, është bërë pjesë e një spoti publicitar, për një qendër tregtare në Tiranë, ku ajo prej kohësh shfaqet si influencuese.
Teksa luan rolin në spot së bashku me Marjana Kondin, Lubonja shprehet se çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se 7 ditë, duke e atashuar dhe me fushatën publicitare të qendrës në fjalë.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja Eli Fara do të rikthehet në skenë, për të kënduar. Ajo do të jetë këtë fundjavë në një nga clubet e Tiranës, së bashku me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën, duke performuar në atë që është konsideruar si Nata e Legjendave.
Por ndryshe nga Lubonja dhe Fara, që zgjodhën të rikthehen përmes artit të tyre, këngëtarja Blerina Matraku u shfaq të shtunën në një intervistë televizive, ku foli për anën e saj të historisë. Ajo tha se ndihej e përdorur nga kompozitori, i cili sipas saj në kohën kur janë realizuar videot i kishte deklaruar se ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij.
Matraku foli dhe për pasoja afatgjata për karrierën e saj, për të cilën tha se i është dashur që të sakrifikojë shumë, dhe tashmë përballet me njollën e turpit. Ndërkohë që një tjetër këngëtare E.A ka zgjedhur që të zhduket në rrjetet sociale, dhe të marrë kohë për veten, përpara se të rikthehet në skenë apo jetën publike.
Për Adi Hilën, Policia e Tiranës ka referuar dosjen në Prokurori, dhe tashmë kompozitori po procedohet në gjendje të lirë. Ai pretendon se kamera e tij është hakeruar, dhe nuk është ai personi që ka shpërndarë videot, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.


