'Si në kohën e Stalinit', regjisori i njohur komenton votën e Braçes për 'Territorialen': Njeriu duhet të jetë i lirë

Aktualitet

'Si në kohën e Stalinit', regjisori i njohur komenton

Regjisori Mevlan Shanaj ishte pasditen e sotme në një studio televizive, teksa u pyet edhe për votën në parlament për reformën territoriale, që pati protagonist socialistin Erion Braçen.

Shanaj mendon se vendimet politike si ai i PS i urdhëruar nga Rama janë dënime politike. Sipas tij, deputeti dhe kushdo duhet të thotë mendimin e tij i lirë sepse përndryshe kemi të bëjmë me “stalinizëm”.

Regjisori shton se partitë politike shqiptare i janë dukur si “gogol”, pasi aty urdhëron kryetari që “bëj kështu”.

Shanaj: Ça mendimi të jap unë. Braçe duket sikur lufton sikur nuk lufton. Pashë që i ishin vërsulur. Pashë që kishte bërë një reagim. Dënim në politik. Po e dënove njeriun kalon në format e Stalinit. Jemi në kohën e lirisë. Lëre ta thotë mendimin. Po votoi në fakt. Jo. Vendimet politike janë dënime politike.

Nuk i pranoj. Prandaj më është dukur si gogol partia. Partia më është dukur gogol se ai që është atje do më thotë bëje kështu. Mua të më thotë bëje kështu?! I vetmi njeri që mund të më thotë është Natasha. Natasha nuk është kështu.

ME TE LEXUARAT