Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali, kush është punëtori që u aksidentua për vd'ekje në Leçe?

Bota

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali, kush është
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar ka ndodhur në Itali, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punës. Ngjarja tragjike është regjistruar në lagjen “Spagnolo” të qytetit të Leçes.

Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, 61 vjeç, i cili ishte pronar i një kompanie ndërtimi. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është shtypur nga një portë metalike që është rrëzuar papritur mbi të.

Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur me urgjencë ekipet e ndihmës mjekësore. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të mjekëve, plagët e marra kanë qenë të rënda dhe ata kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e 61-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe autoritetet vendore policore dhe inspektorët e punës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij aksidenti fatal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion