Aksionet e njëpasnjëshme në Vlorë, kapen 3 të kërkuar për vr'asje, vjedhje e dro'gë

Aktualitet

Aksionet e njëpasnjëshme në Vlorë, kapen 3 të
Tre operacione policore janë finalizuar në qytetin e Vlorës, ku kanë rënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë Maringlen Doga, 47 vjeç, i cili është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Për veprën penale të vjedhjes është arrestuar A. K., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur shuma parash, një portofol, laptop dhe celularë në subjekte dhe te shtetas të ndryshëm.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe personi i tretë, shtetasi Y. D., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan rreth 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike të së njëjtës lëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar 3 operacione policore, si rezultat i të cilave janë kapur dhe ndaluar 3 shtetas.

-Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi operacionin për kapjen e shtetasit në kërkim Maringlen Doga, 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili u lokalizua në lagjen “Pavarësia 3”.

 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane dhe e ka dënuar këtë shtetas, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vitin 2000, në Ravena, Itali, 47-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, finalizoi operacionin për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. D., 49 vjeç, banues në Bishan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, më datë 31.10.2026, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Vlorë finalizoi operacionin për kapjen e shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor, 2026, në qytetin e Vlorës, ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celular në subjekte/shtetasve të ndryshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion