Shpërthimi në Elbasan shkatërroi, tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin, ndërtesa tashmë e pabanueshme

Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan shkatërroi, tre kate të pallatit

Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan janë të rënda.

Nga pamjet dhe dëmet e shkaktuara në strukturën e ndërtesës, tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin, ku sipas specialistëve të inxhinierisë së ndërtimit, nga verifikimet paraprake, pallati është tërësisht i pabanueshëm dhe duhet të shembet.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha strukturore, duke e kthyer ndërtesën në një objekt të pasigurt për banim. Banorët janë evakuuar të gjithë nga godina, ndërsa vijojnë ndërhyrjet e strukturave të emergjencës.

Nga ngjarja tragjike ka humbur jetën një 83-vjeçare, ndërsa 8 persona të tjerë, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion