Shpërthimi i fortë në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, nxirren nga rrënojat trupat e 6 vikt'imave

Bota

plaka-new__2_-770x400.jpg
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës, në qendër të Athinës.

 Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat e ndërtesës së shembur.

Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në total janë konfirmuar gjashtë viktima, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat.

Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00 ditën e djeshme, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë.

Pas orëve të kërkimeve nën rrënoja, ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjashtë trupat, duke konfirmuar bilancin tragjik të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion