Makina përplaset me kamionin në Milot-Mamurras, plag'oset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Milot–Mamurras, pranë rrethrrotullimit të Fushë-Mamurrasit.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një automjet i tonazhit të rëndë. Autovetura po udhëtonte në drejtim të Thumanës, kur është përplasur me mjetin e rëndë, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e drejtuesit të saj.
Pas përplasjes, drejtuesi i autoveturës ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Hetuesit po punojnë për të zbardhur dinamikën e përplasjes dhe shkakun që çoi në këtë ngjarje.
Informacioni paraprak nuk jep ende detaje të plota mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti. Pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe rrethanat e përplasjes.


