“Rama jepe dorëheqjen” / Kush është “Nona e revolucionit” që u bë virale në mediat ndërkombëtare (VIDEO)

Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen” / Kush është “Nona e

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po prodhojnë figura që po tërheqin vëmendjen përtej kufijve të Shqipërisë. 

Një prej tyre është një e moshuar, e pagëzuar nga protestuesit si “Nona e revolucionit”, e cila është kthyer në një nga imazhet më të spikatura të protestave të fundit në Tiranë.

Pamjet e saj duke ngjitur letra në mburojat e efektivëve të policisë, me mesazhin “Rama, jep dorëheqjen!”, janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Sipas një raportimi të mediave zvicerane, videoja e aksionit të saj protestues ka marrë mbi një milion pëlqime në Instagram.

E moshuara iu bashkua protestuesve të shtunën në Tiranë, ku mijëra qytetarë dolën sërish në rrugë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës pati bllokime rrugësh dhe djegie të kontejnerëve të mbeturinave. Në tubim ishte e pranishme edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg.

Protestat nisën në muajin maj, fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin e Adriatikut.

Megjithatë, me kalimin e kohës, pakënaqësia qytetare është zgjeruar dhe protestat kanë marrë një dimension më të gjerë politik e social. Përveç kundërshtimit të projektit, protestuesit po ngrenë zërin kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës dhe investimeve të pamjaftueshme në sistemin arsimor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion