Pritet mot i ftohtë, temperaturat ulen disa gradë, parashikimi sot, 4 nëntor 2026

Moti i kthjellët, por i ftohtë, do të mbizotërojë në vendin tonë gjatë orëve të paraditë. Pasditja dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Megjithatë, sipas MeteoAlb, nuk priten reshje. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të bejë që në shumë zona i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajriti do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C më e ulët, deri në 21°C më e larta në rang territori.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


