Vaksinohet princesha e pop-it, Britney Spears: Më thanë se ishte si një plumb, por...

Të enjten, Britney Spears tregoi se ajo mori vaksinën COVID së bashku me të dashurin e saj Sam Asghari - dhe ajo ndihet mirë. "Çfarë keni menduar për vaksinën?" Asghar, pyeti Spears, në kamera.
"Njerëzit në internet thanë se ishte vërtet keq, si një plumb në krahun tënd", u përgjigj ajo "Nuk ishte asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj të qëndroj mirë."
Është e paqartë se cilën vaksinë e mori Spears, por fansat e falënderuan atë në komente për inkurajimin e të tjerëve. "Mbroni Princeshën tonë të popit me çdo kusht !!" shkroi një fans.
"Mbretëresha imune", shkruajti një tjetër.
Videoja e Spears në lidhje me vaksinimin vjen disa ditë pasi Mariah Carey shpërndau një video të saj duke marrë vaksinën . "Efekt anësor i vaksinës", mbishkroi ajo një postim ndërsa nxori një notë të lartë.


