Frikë në shtetin ballkanik, kamioni me raketa përmbyset në rrugë

Kosovë&Rajon

Frikë në shtetin ballkanik, kamioni me raketa përmbyset në

 

Në bypass-in rreth Beogradit në drejtim të Ostruznica është krijuar një gjendje kaosi për shkak të trafikut të krijuar. Trafiku është krijuar sepse një kamion ushtarak që po transportonte raketa aktive, u përmbys në rrugë mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i kamionit, e cili kishte humbur kontrollin e mjetit, është plagosur lehtë dhe nuk është në rrezik për jetën. Edhe dy pasagjerët e tjerë, që ndodheshin në kamion, janë plagosur lehtë.

Gjithashtu jeta e banorëve dhe mjedisi nuk janë në rrezik, duke marrë parasysh specifikën e ngarkesës dhe se njëra prej raketave kishte dalë jashtë kamionit. Tashmë rruga është bllokuar në të dy drejtimet ndërsa raketat po transportohen në Pasuljanske livade.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion