U sulmua nga Don Xhoni dhe shokët e tij, reagon producenti i njohur!

Showbiz

U sulmua nga Don Xhoni dhe shokët e tij, reagon producenti i njohur!

Reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu – Bini Diez.

Sipas burimeve, gjatë incidentit është përdorur edhe armë zjarri, ndërsa grupi që shoqëronte reperin ka goditur producentin dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha makinës së tij. Ngjarja dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, pasi, sipas Nebihut, rruga i ishte zënë me paramendim.


Pas këtij incidenti, Nebihu ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ‘është i shokuar’.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje.” tha ai për Prive by LS.

Producenti konfirmoi se kishte identifikuar qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve dhe përshkroi momentin e incidentit:

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentuar me i mëshu kerrit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion