Avokati Genc Gjokutaj në SPAK, kërkon datë tjetër për fletë-thirrjen e Berishës, zbulohet shkaku

Aktualitet

Avokati Genc Gjokutaj në SPAK, kërkon datë tjetër për

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë është paraqitur avokati Genc Gjokutaj.

Jozyrtarisht mësohet se Berisha mund të ketë dorëzuar kërkesën për afrimin e ditës se kur do të pyetet kreu i PD.

Ditën e premte Berisha ndodhet jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse kanë kërkuar ndryshim.

Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme konfirmoi se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, deklaroi SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion