Televizioni Rai 3 nuk e lejoi të “demaskojë” politikanët, reperi italian “hakmerret”

Showbiz

Televizioni Rai 3 nuk e lejoi të “demaskojë”

Një debat i madh është nisur nga reperi Fedez, i cili akuzon televizionin Rai 3 se tentoi të censurojë një mesazh të tij gjatë një koncerti ku dënonte homofobinë. Reperi rrëfen se televizioni në fjalë i kishte kërkuar që të tregonte mesazhin përpara performancës që do të mbante të shtunën. Ai shtoi se nuk e kishte pranuar këtë kërkesë, duke nisur kritikat ndaj deklaratave homofobe nga anëtarët e partisë së krahut të djathtë të Lega Italia.

Nga ana tjetër, Rai e mohoi këtë akuzë. Direkt pas mohimit, reagon sërish Fedez. Ai publikoi në Tëitter audion e një telefonate me zv.drejtorin e Rai 3. Reperi pretendon se zv.drejtori i Rai i kërkoi atij të hiqte emrat e politikanëve që kishte planifikuar të kritikonte gjatë performancës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion