Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: Beteja do të vazhdojë deri në fitore

Politikë

Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: Beteja do të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket i vendosur që të mos japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali. “Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha për gazetaren Danjela Maloku.

Duket se përveç “betejës” së nisur tashmë kundër qeverisë me argumentin se ka vjedhur zgjedhjet, Basha ka tashmë një tjetër betejë edhe brenda PD-së, ku të shumtë janë zërat që kanë kërkuar largimin e tij dhe i kërkojnë që të marrë përgjegjësi për humbjen në këto zgjedhje.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë largimin e Bashës dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me herët Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, I bsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.

ME TE LEXUARAT