“Të lumtë pushka!”, akuzoi Saimir Kodrën për ngacmimin s*ksual, Einxhel Shkira del krah Eglës

Einxhel Shkira, moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother Vip 1 ka dalë krah Egla Cenos pas akuzave të kësaj të fundit drejtuar Saimir Kodrës për ngacmim seksual. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Einxhel shprehet që edhe pse nuk ka simpati për Eglën duhet përgëzuar për guximin që tregoi që denoncoi një fenomen të shëmtuar që shpeshherë përballen femrat në vendin e punës.
Moderatorja teksa shprehet se është e padrejtë që femrat kur tregojnë quhen imorale dhe aq më tepër kur kërkohen prova, duke dalë kundër moderatorit Saimir Kodra, i cili e ftoi Eglën të vërtetojë akuzat me prova në sallën e Gjykatës Penale të Tiranës.
“Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë e bën, por sot i them “Të lumtë pushka”!1 Kjo që tha do guxim dhe me sa duket ky guxim s’i mungon asaj as para botës!!
Ky është realiteti jonë i hidhur që na bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”! Prova të cilat mungojnë se askush nuk niset me idenë se do ngacmohet në takim punë dhe do ketë nevojë ta faktojë atë.
E me këtë justifikim gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur “guximin e budallait”, të nxjerr në sipërfaqe traumën e historisë së saj. Ndoshta e vërtet, ndoshta gënjeshtër. Ne s’do e dimë kurrë çfarë ka ndodhur. Për të fituar çfarë???
Akoma nuk e dimë ça interesi ka një grua të gënjej që është ngacmuar, kur jo vetëm nuk fiton gjë prej kësja por as nuk besohet, përkundrazi, quhet imorale. Mashtruese ose me siguri që e ka kërkuar veten. Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën” e saj për të mos marrë asgjë në këmbim.?!!



