"Të jesh shtatzënë, nuk do thotë që je sëmurë"/ Dafina Zeqiri i përgjigjet kritikave në rrjet!
Lajmifundit
/
21 Mars 2025, 17:27
Showbiz
Dafina Zeqiri ka reaguar ndaj kritikave për performancat e saj gjatë shtatzënisë.
Në një postim në InstaStory, kritikoi perceptimet ndaj grave në këtë periudhë, duke theksuar se shpesh burrat nuk e kuptojnë forcën e jashtëzakonshme që femrat tregojnë përballë sfidave të tilla.
Më tej tregon se muzika është pasioni dhe terapia e saj që nga fëmijëria, duke shtuar se të qenit shtatzënë nuk do të thotë të ndalosh jetën apo karrierën.