Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçarja në Tiranë, nëna kallëzon në polici!
Lajmifundit
/
21 Mars 2025, 16:40
Aktualitet

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë prej dy ditësh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me prindërit e saj.
Kallëzimi në polici është bërë nga nëna e saj, shtetasja me iniciale A. Ll., 35 vjeçe.
“Shtetasja A. Ll., 35 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia


