Sukses pas suksesi! Dua Lipa shënon një tjetër rekord

Showbiz

Sukses pas suksesi! Dua Lipa shënon një tjetër rekord

Sukseset e shumta e kanë shoqëruar Dua Lipën përgjatë vitit që lamë pas. Këngëtarja shqiptare me famë botërore u cilësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë kur bota po futej në izolim.

Krahas shumë vlerësimeve, “Future Nostalgia” është renditur së fundmi në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar”. Këtë tremujor të parë janë shitur 68.926 kopje.Lajmin e ka bërë me dije vetë Dua, ku shprehet e lumtur për këtë arritje.

“Çmenduri, faleminderit”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që Dua zbuloi një ditë më parë se do të marrë pjesë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

Sukses pas suksesi! Dua Lipa shënon një tjetër rekord

ME TE LEXUARAT