Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët mbeten të izoluar

Aktualitet

Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin.

Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim. Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.

Bashkia Dropull po shqyrton hapjen e një rruge dytësore të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të nevojshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion